
Tavë me perime dhe karkaleca

Tavë e shijshme me perime dhe karkaleca.
Përbërësit
500 gram karkaleca
2 kungulleshka
6-8 shkopinj asparag
Pak kripë, piper
1 lugë gjelle vaj ulliri
120 gram domate qershi
Për salcën marinuese:
1 lugë gjelle mjaltë
3 lugë gjelle lëng lime
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, piper i zi
2 lugë gjelle hudhër pluhur
1 lugë kafe spec i kuq pluhur
1 lugë gjelle qepë pluhur.
Udhëzimet
Lani mirë karkalecat, i qëroni dhe i thani.
Në një enë bashkoni të gjithë përbërësit për salcën dhe fusni brenda karkalecat. I marinoni mirë e mirë me dorë.
Merrni një tavë dhe vendosni në të karkalecat.
Shpërndani në sipërfaqen e tavës asparagët, kungulleshkat e prera në forma rrumbullake dhe domatet qershizë.
Shtoni sipër perimeve pak kripë, piper dhe vaj ulliri.
E fusni tavën në furrë për 15 minuta në temperaturë 200 gradë.
Ju bëftë mirë!
-
-
Horoskopi për ditën e sotme, 3 janar 2024
3 Janar, 08:05

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128