Tavë me qofte shtëpie

Qoftet janë një produkt ushqimor i pëlqyeshëm për të gjitha moshat. Ato kanë si bazë mishin e grirë.Qoftet mund të gatuhen si meze, por si një pjatë e parë në formën e tavës. Receta e sotme e Alfës është një tavë me qepë dhe qofte me mish viçi.
Koha e përgatitjes: 15 minuta
Koha e gatimit: 35 minuta
Vështirësia e ulët
Për 4 persona
Përbërësit
350 gr mish i grirë viçi, 1 vezë, 1kg qepë, ¾ filxhan çaji vaji, 1 lugë kafeje salcë domateje, 1 kokërr hudhër, 2 gjethe dafinë, 1 filxhan kafeje verë e kuqe, ½ filxhanë çaji galetë, ½ filxhan çaji miell, 1 tufë majdanoz, 1 lugë çaji rigon, kripë e piper, 1 filxhanë kafeje vaj vegjetal për skuqje.
Përgatitja:
1. Përgatisni mishin e grirë. Hidheni në një tas të thellë. Shtoni 2 qepë të grira imët dhe 2-3 thelpinj hudhër. Shtoni vezën, gjysmën e tufës së majdanozit, rigonin, galetën e bluar dhe në fund kripë dhe piper.
2. Përzieni mirë masën, derisa të marrë trajtë homogjene. Me ndihmën e një luge formoni qoftet dhe jepuni formë.
3. Nxehni vajin në një tigan të thellë. Qoftet e përgatitura lyejini me miell dhe skuqini nga të dyja anët lehtë,
4. Në yndyrën e mbetur, e cila duhet të jetë e pastër, skuqen qepët e prera në forme gjysmërrethi të hollë, hudhrat e mbetura, salca, uthulla, dafina, kripa e piperi, pak ujë dhe pasi të kenë zier mirë u hidhet sipër qofteve, të cilat janë të shtruara më parë në një tavë.
5. Vihen në furre të piqen rreth 35 minuta.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
