Telefoni i veçantë që përdorej Sky ECC, Bezat: Përdorej nga bota e krimit dhe baronët e drogës
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat ka zbuluar detaje për telefonin e veçantë që përdorej nga bota e krimit dhe baronët e drogës për të komunikuar përmes aplikacionit SKY ECC
Pjesë nga debati:
Prej vitit 2021 ka pasur balance shumë positive, mund të përmendim Anglinë, e cila identifikojë shumë përdorues në këtë rrjet. Më shumë se 1000 u vunë nën akuzë dhe 380 kryen dënimin për veprat penale që u faktuan përmes komunikimeve në SKY.
Të ishe në SKY fillimisht duhej të blije një apparat celular që ishte i përshtatur për këtë aplikacion. Telefoni ishte i kompanive që operojnë aktualisht në treg, vetëm se ai përpunohej që të mos kishte GPS aktiv apo sistemin audio dhe të kamerave funksional. Duke mos pasur këto opsione, ai ishte i besueshëm për kriminelët që ta përdornin dhe të mos gjurmoheshin nga autoritetet. Kjo funksionoi për disa vite, deri në 2021-shin kur server ra në duart e autoriteteve dhe që atëhere shumë drejtësi kanë nisur çkodimin dhe përdorjen e këtyre informacioneve për të identifikuar grupet kriminale.
Vlen të theksohet se Shqipëria është vendi i fundit në Ballkan që po përdor këto komunikime, pasi kemi precedent të mëparshëm në Kroaci, në Bosnjë Hercegovinë apo në Malin e Zi ku llogariten qindra të arrestuar vetëm nëpërmjet zbërthimit të bisedave në SKY.
Duma: Sa kode janë shqiptare? Sa dihet që janë?
Bezat: Më shumë se 1000, ndoshta 1600.
Duma: Ku po dekriptohen?
Bezat: Në Francë. Dhe kryesisht Franca ka punuar me BKH-në dhe SPAK, fillimisht u dorëzoi vetëm 5 kode ku gjatë një hetimi për narkotikë, këta persona dolën se ishin shqiptarë. Kështu ia çoj çështjen BKH-së.
Pesë kategoritë që e kanë "detyrim-përcaktim", të sulmojnë SPAK!
ide
Disa probleme serioze në lidhje me votën e Diasporës!
Sot je, nesër s’je!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128