Tespishte tradicionale

Përbërësit:
500 gr gjalpë
100 gr sheqer
100 ml qumësht
1 lugë kafeje sodë
3 vezë të freskëta
500 gr miell
Bajame
Për sherbetin:
500 gr sheqer
500 ml ujë
Vanilje
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere të madhe në zjarr ku hedhim gjalpin dhe sheqerin. I përziejmë derisa sheqeri të karamelizohet. Më pas tenxheren e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për disa minuta. Në tenxhere shtojmë qumështin dhe e vendosim sërish në zjarr. Vijojmë duke shtuar miellin, e përziejmë me lugë druri pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe të shkëputet nga anët e tenxheres.
Pasi masa të jetë trashur mjaftueshëm e heqim nga zjarri dhe shtojmë një nga një vezët duke mos ndërprerë përzierjen.
E spërkasim me pak miell dhe nisim ta punojmë me dorë derisa të krijohet një masë kompakte. E spërkasim me kokrriza sheqeri nga të gjitha anët.
Vendosim brumin në një tavë të lyer me gjalpë duke e shtrirë me dorë në të gjithë sipërfaqen e tavës. E presim në rombe, vendosim bajame dhe e pjekim në furrë.
Ndërkohë përgatisim
sherbetin duke hedhur në një tenxhere, sheqerin, ujin dhe vaniljen. I lëmë të vlojnë derisa sherbeti të trashet. Kur ëmbëlsira të piqet, e lëmë të ftohet dhe më pas e sherbetosim.
-
Këmbimi valutor 7 prill
7 Prill, 08:28 -
Parashikimi i motit për sot, 7 prill 2024
7 Prill, 08:15 -
Këmbimi valutor 7 prill
7 Prill, 08:28 -
Parashikimi i motit për sot, 7 prill 2024
7 Prill, 08:15
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


