Trahana, mëngjesi i shtëpisë

Trahanaja përgatitet pothuajse në të gjitha krahinat e Shqipërisë. Por përgatitja e saj është e ndryshme nga krahina në krahinë. Disa e përgatisin trahananë të ëmbël me qumësht e gjalpë, kurse disa me kos madje në disa krahina përgatitet edhe me domate e lëng mishi. Sot Alfa ju sjellë recetën e përgatitjes së trahanasë me kos si përgatitjen e një vakti trahana për një familje.
Trahana me kos
Koha e përgatitjes: 2- 3 ditë
Përbërësit
Për 1 kg miell/2 gota uji kos, ½ lugë gjelle kripë.
Përgatitja
1. Sitni fillimisht miellin dhe hapini një gropë në mes. Hidhni aty kosin dhe kripën.
2. Duke filluar nga qëndra përzieni brumin duke mos e gatuar shumë, por të përzihet aq sa të mos e pijë krej miellin.
3. Brumi duhet të jetë i fortë dhe i shkrifët. Spërkateni me miell sipër dhe mbulojeni të vijë për 2-3 ditë.
4. Hapeni copa copa në çarçafë të pastër dhe lëreni të thahet. Shkërmoqeni fillimisht me dorë dhe pastaj kolojeni në sitë të rrallë.
5. Thajeni përsëri dhe vendoseni në qese pëlhure (jo plastamsi). Ruajeni në vende të thata për ta përdorur gjatë gjithë vjeshtës dhe dimrit.
Si të përgatitim një vakt me trahana
Koha e gatimit: 15 -20 minuta.
Për 4 persona
8 lugë gjelle trahana (2 lugë për njeri), 1 litër e gjysmë ujë, ½ qepë, spec i kuq, 8 lugë gjelle vaj ulliri, 8 feta bukë e zezë bajate.
1. Hidhni 4 lugë vaj ulliri në një tenxhere të thellë. Shtoni qepën e grirë shumë imët dhe specin e kuq të thërrmuar.
2. Hidhni 8 lugë gjelle trahana dhe skuqini lehtë. Shtoni ujin që e keni ngrohur më parë (jo valuar) dhe vazhdoni ta trazoni me tel kuzhine ose lugë druri që të mos krijohen kokrra.
3. Tranaja është gati kur masa trashet dhe ka trajtë kremoze.
4. Prisni fetat e bukës së zezë në kubikë. Shpërndajini në çdo pjatë dhe sipër ju hidhni nga 2 garuzhde tranaha.
5. Spërkatini me nga një lugë vaj ulliri përpara se ta shërbeni. Nëse dëshironi mund të shtoni djathë të grirë.
-
Skemë e lirë 25 tetor
25 Tetor, 00:02
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

