Rregullorja e re e GJKKO-së, Maksim Haxhia: I kemi dërguar letër Gjykatës së Posaçme, por s’kemi përgjigje! Duam takim urgjent me kreun e KLGJ-së

8 September 2026, 12:34 / AKTUALITET ALFA PRESS
Rregullorja e re e GJKKO-së, Maksim Haxhia: I kemi dërguar letër

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia gjatë një deklarate për mediat, ka deklaruar se ende GJKKO nuk i ka kthyer përgjigje kërkesës së avokatëve për rishikimin e rregullores së re, ku ndalohet përdorimi i celularëve në sallat e Gjyqit.

Haxhia ka deklaruar se avokatët e kundërshtuar këtë rregullore, që sipas tij bie në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe me Strasburgun, por me me Kodin e Procedurës Penale të vendit tonë.

Me t’u përballur me këtë rregullore, kryetari i Dhomës, së bashku me kryetarin e Dhomës së Tiranës, kemi bërë reagimin e parë në media, duke kundërshtuar rregulloren e re si një akt që bie ndesh jo vetëm me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe me Strasburgun, por bie ndesh edhe me Kodin e Procedurës Penale”, u shpreh ai.

Më tej kreu i dhomës se i kanë dërguar një letër GJKKO, dhe nuk kanë marrë përgjigje. Juristi këtë e cilësoi këtë edhe si mungesë respekti institucional, ku më tej tha se i ka kërkuar kreut të KLGJ-së një takim urgjent për këtë çështje.

I kemi dërguar letër GJKKO-së, ku i kemi kërkuar rishikimin e rregullores dhe deri më sot, që është data 8, nuk kemi asnjë reagim nga ky institucion. Të paktën të thotë që e morëm kërkesën. Gjë që tregon mungesë respekti institucional dhe na konfirmon në vazhdimësi trajtimin që u bëjnë avokatëve gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. I kam kërkuar kreut të KLGJ-së një takim urgjent për këtë masë dhe më është komunikuar që ky Këshill nuk mblidhet para datës 15. Ne insistojmë që duhet ta bëjmë këtë takim”, tha Haxhia.

Po ndodh...