Rrëzimi i bustit të diktatorit/ Berisha: Kulti i Enver Hoxhës u ngulit në thellësinë e qenies shqiptare
Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në aktivitetin e mbajtur në Qytet Studenti, me rastin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.
Berisha tha gjatë fjalës së tij se diktatura e urisë ishte massive dhe e tmerrshme gjatë regjimit, ndërsa shqiptarët u detyruan të hanin barishte të egra.
Ish-kryeministri deklaroi se kulti i Enver Hoxhës u ngulit në thellësinë e qenies shqiptare, jo vetëm përmes frikës, terrorit dhe urisë por nga izolimi i thellë shkëputjes së Shqipërisë nga Evropa dhe nga bota.
“Asnjëri nuk u bëri shqiptarëve dhe nuk denatyroi, skllavëroi shqiptarët ashtu siç bëri Enver Hoxha. Kultet janë fenomene të diktaturave totalitare por pas rrëzimit në vitin 1956 të kultit Josif Stalinit njeriut më gjakësor të shekullit XXI kultet shoviniste ranë njëri pas tjetrit.
Enver Hoxha si asnjë diktator tjetër në Evropën ish komuniste, vendosur mbi shqiptarët të trefishtë, diktaturët ideologjike, të luftës së klasave, u burgosën, torturuan burra gra të rinj e të reja më shumë se në të gjithë vendet ish komuniste përveç ish Bashkimit Sovjetik të marra sëbashku. Kjo ishte vetëm diktatura ideologjike më mizore më masive dhe më e tmerrshme ishte diktatura e urisë.
Shqiptarët tregojnë kronikat e kohës, u detyruan të hanë dhe të vdesin nga barishte të egra, u detyruan që të përdorin dhe ta pësojnë nga mishi i kafshëve të ngrordhura uria ishte parimi i atyre kohëve. Askush nuk mund të mendonte përtej asaj dhe manipulohej më mirë. Kulti i Enver Hoxhës u ngulit në thellësinë e qenies shqiptare, jo vetëm përmes frikës, terrorit dhe urisë por nga izolimi i thellë shkëputjes së Shqipërisë nga Evropa dhe nga bota. Të gjitha këto bënë që në vitin 1990 shqiptarët pavarësisht revolucionit të ri që i kishte [ushtuar, bëri që rrëzimi i kultit të ishte kushti i të gjithë kushteve dhe që opozita të ishte e vërtetë. Që shqiptarët të ishin të lirë dhe të rifitonin dinjitetin e tyre njerëzor”, tha Berisha.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
