Adelina Tahiri flet për herë të parë pas grabitjes së shtëpisë: Ishte një traumë

Pak kohë pasi shtëpia në Selanik e këngëtares Adelina Tahiri u grabit, këngëtarja ka dhënë detaje nga ngjarja. Gjatë një inetrviste në në “Live From Tirana”, Adellina ka sqauruar për mediat se banesa e grabitur ishte ajo në Shkup, ndërkohë që ajo ndodhej në Greqi me pushime në atë kohë.
Ndër të tjera këngëtarja tregoi se ishte etmerruar dhe e ka përjetuar shumë rëndë.
“Një femër e fortë kalon çdo gjë, ngre kokën lart dhe i kalon. Në fakt, ka ndodhur në shtëpinë ku jetoj në Shkup, në Maqedoni. Nuk doja ta diskutoja sepse nuk kisha fuqi të merresha me të. Më kanë hyrë në shtëpi, më kanë marrë gjëra me vlerë. Por nuk është këtu problemi. Kam pasur kujtime nga njerëz që nuk janë më. Sado që t’i blesh nuk mund t’i zëvendësosh më. Unë isha në Greqi me pushime në atë kohë. Ngjarja ka ndodhur një të premte. Kishin hyrë nga ballkoni, jo nga dera. Unë jetoj në kat të dytë dhe nuk e di si kanë mundur. Por jam tmerruar dhe ka qenë një traumë për mua. E kam përjetuar shumë rëndë. Unë edhe sot e kësaj dite mendoj se si do ta gjej shtëpinë kur të shkoj. Denoncimin e bëra dhe tani ia kam lënë në dorë policinë. Por në fakt nuk kam ndonjë shpresë, nuk e di pse”. – tha këngëtarja.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
