“Ai është njeriu më i bukur dhe futbollisti më i mirë në botë”/ Georgina Rodriguez lëvdime për Ronaldon

Personazhi kryesor i intervistës së dhënë për edicionin spanjoll të revistës ishte sigurisht partneri i saj i jetës, Cristiano Ronaldo, për të cilën ajo thotë vetëm fjalë të mira.
“Unë dhe Cristiano u dashuruam me shikim të parë, kur e pashë për herë të parë ndjeva sikur koha ndaloi. Nuk kam parë kurrë një burrë kaq të pashëm, kaq të vëmendshëm. Ai është njeriu më i pashëm që sytë e mi kanë parë ndonjëherë. Dhe po, unë jam e dashura e futbollistit më të mirë në botë, por nuk është e nevojshme që njerëzit, dhe shumë gra, ta përdorin atë në një mënyrë nënçmuese”, vuri në dukje ajo për Cristianon.
Kur u takuan, Ronaldo po luante për Real Madridin dhe ajo ishte një shitëse në kryeqytetin spanjoll. Siç e pranon 28-vjeçarja, kjo lidhje i ndryshoi jetën: “Natyrisht që lidhja ime me të më lejoi të realizoja shumë nga ëndrrat e mia, por gjithmonë, para dhe pasi u njohëm, kam të njëjtin pasion për gjithçka që bëj. Si modele, si pastruese dhe si shitëse”, është shprehur ajo.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

