Albina Kelmendi reagon për herë të parë pas Eurovisionit

Albina Kelmendi reagon për herë të parë pas Eurovisionit, përmes një statusi ajo ka falenderuar të gjithë ata që i besuan. Këngëtarja thotë se mbështetja që i dha publiku bëri të mundur realizimin e misonit të tyre dhe se është një ëndërr e realizuar tashmë.
“Mbështetja e popullit tim dhe të tjereve na bëri fitues në misionin dhe qellimet tona të prezantimit ne Eurovision. Pjesëmarrja jonë në Eurovision dhe kjo eksperience e familjes time është dhe do te mbetet ënderr e realizuar në mënyrën me te mirë fale jush!
Ne jemi të lumtur dhe krenare qe arritem ta përfaqesojmë Shqiperinë me vlerat tona artistike, autentike, humane e shpirterore!
Une, familja ime, kompozitori dhe tekstshkruesja e kësaj vepre dhe stafi jonë që punuam aq shumë pa kursyer asgjë nga vetja jone u shperblye me mbeshtetjen e juaj, fillimisht duke na votuar qe te shkojme ne finale dhe ne fund i treguam botes qe jemi shume, jemi Shqiptare dhe nuk ka çmim as privilegj që na shmang nga kultura jonë.
Fjalet janë te pakta te ju falenderojme dhe eshte e veshtire te gjeje fjalet e duhura ta pershkruaj gjithe dashurine qe kemi mar keto dite nga ju!
Me ne dhe me Ju, Europa, Australia dhe Amerika kenduan shqip! Duajeni dhe rrespektoni njeri tjetrin, kjo eshte kultura jone. Ju perulemi dhe ju falenderojme per çdo gje”, shkruan ajo.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


