
Beyonce rrëzon nga 'froni' bashkëshortin e saj Jay-Z, hyn në histori si artistja më e nominuar në Grammy Awards

Këngëtarja e njohur Beyonce ka bërë histori duke u bërë artistja më e nominuar e të gjitha kohërave në Grammy Awards, duke kaluar bashkëshortin e saj Jay-Z.
Çifti kishin nga 88 nominime secili, por Beyonce mori “fronin” falë albumit të saj të fundit, Cowboy Carter. Ajo kryeson garën e Grammy-s të këtij viti me 11 nominime, duke përfshirë albumin më të mirë, country dhe këngën e vitit për Texas Hold ‘Em.
Sipas BBC, të nominuarit e tjerë kryesorë, me nga shtatë secili, janë Billie Eilish, Kendrick Lamar, Post Malone dhe Charli XCX . The Beatles gjithashtu u nominuan për “Now And then”, një këngë e papërfunduar e John Lennon që u realizua vitin e kaluar me ndihmën e AI.
Beyoncé është tashmë artistja më e nderuar e Akademisë së Regjistrimit, me 32 fitore si artiste solo dhe tre të tjera si pjesë e Destiny’s Child. Megjithatë, ajo nuk e ka fituar kurrë trofeun e albumit të lakmuar të vitit, pavarësisht katër nominimeve në këtë kategori.
-
Magani debuton me fitore, Tirana “zbavitet” me gola ndaj Bylisit
10 Nëntor, 19:51 -
Më mirë vetëm se i keq shoqëruar!
10 Nëntor, 19:42

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128