Bora Zemani, gocë Blloku tregon si mbeti rrugëve pas vitit 1997

29 Tetor 2022, 12:55 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Bora Zemani, gocë Blloku tregon si mbeti rrugëve pas vitit 1997

Bora Zemanit një ndër figurat më të përfolura televizive ka rrëfyer për fansat momentet e vështira të fëmijërisë. Moderatorja ka folur për jetën personale duke treguar vështirësitë ekonomike dhe gjendjen shëndetësore të babait.

Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Të gjithë jemi rritur me kushte të vështira, si të gjithë shqiptarët, por me shumë dashuri nga prindërit tanë.

Të gjitha vështirësitë ekonomike apo shëndetësore, nuk janë ndjerë shumë se familja ka qenë e bashkuar dhe shumë mbështetëse.

Babai ka qenë i sëmurë kur kam qenë e vogël. Si vajza e babait e kam përjetuar më shumë seç ishte problemi.

Sot kanë kaluar të gjitha, ai është shumë mirë dhe është pika ime e dobët. Ka qenë mami pjesë shumë dominante e familjes.

Ajo ka qenë gjithmonë aty, duke na shtyrë që të merreshim me sa më shumë aktivitete. Ne kemi pasur disa probleme, kur kam lidhur unë kemi jetuar në Bllok.

Por në 97’ shtëpia u mor. Pastaj ishim pa shtëpi por u sistemuam në një dhomë shumë të vogël.

Sado e vështirë, unë e kujtoj si periudhë shumë të bukur. Dua t’i shoh anën pozitive të gjitha gjërave”- zbuloi ndër të tjera Bora Zemani.

 

Po ndodh...

ide