Dafina Zeqiri i jep fund beqarisë, publikon foton me unazë! Zbulohet kur do të zhvillohet dasma VIP

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë. Ditën e sotme, Dafina ka zhvilluar siç duket ceremoninë e celebrimit me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji.
Nga fotot duken unazat e martesës, dhe në tavolinë lulet. Gjithashtu në thonjtë e Dafinës, lexohet ‘Mrs’, që nënkupton se i ka dhënë fund beqarisë.
Burime për Panorama Online bëjnë me dije se në muajin tetor çifti i njohur do të zhvillojë edhe dasmën, në Prishtinë.
Kujtojmë se Dafina është në lidhje me Kreshnik Gjergjin prej më shumë se një viti.
“Kreshnikun e njoh prej 15 vitesh, e kam shok shumë të mirë, e kam dashur shumë. Ai ka qenë gjithmonë aty për mua. E kam marrë në telefon edhe kur kam qenë zemërthyer. Në asnjë moment nuk e kam ditur që ai ka një pëlqim tjetër për mua. E kam konsideruar si familje, që në fillimet e mia të karrierës. Thonë ndonjëherë që e ke dashurinë e jetës aty, po s’e sheh. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Kur erdhi momenti që u lidhëm, në fillim, isha në shok. Është gjëja më e mirë që ka ndodhur në jetën time. Jam bashkë me shokun tim të jetës, që e di si të më bëjë të lumtur dhe të më mbështesë”, ka thënë në një prej intervistave të mëpërparshme, këngëtarja.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


