Dashuri me shikim të parë?! Krisa flet për njohjen me Tirin: “Na thanë që kishim kimi por…”

7 Mars 2025, 13:24 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Dashuri me shikim të parë?! Krisa flet për njohjen me Tirin:

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Krisa Çaushi, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”. Ajo ka rrëfyer më shumë mbi eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe si i sheh ajo disa nga banorët tani që është jashtë. Po ashtu Krisa ka treguar dhe disa detaje nga lidhja e saj me Tirin dhe njohjen e tyre…

Si ka qenë njohja jote me Tirin?

Intervista shkoi shumë mirë por nuk kemi folur më pas kësaj. Regjisorja atëherë më tha në kufje që kishim një kimi bashkë. Kemi qeshur kur mbaroi sepse i thashë “Seriozisht e ke ti?” Pastaj erdhi Festivali, ne ndiqeshim në Instagram, por nuk kishim folur, dhe më uron. Pastaj vazhdojmë flasim, më thoshte që ‘hajde dëgjo këngën time’… Kur mbaruam një ditë provat, dolëm për të pirë një kafe, më shumë për të diskutuar, por pastaj pamë që po na ngjiste muhabeti. 

E kam ftuar unë Tirin në programin tim. Tiri ka qenë i ftuari i tretë i imi, unë sa kisha nisur atëherë. Atëherë ka qenë pjesëmarrës në Festivalin e 62-të të Këngës dhe sigurisht ishte tek të ftuarit që unë kisha pak më të lehtë për t’i marrë, duke marrë parasysh që sapo kisha dalë në ekran. Unë kontaktova Tirin dhe ai erdhi me shumë kënaqësi në programin tim. Dhe aty nisi e gjithë gjëja.

Ka qenë shumë e lezetshme… Siç janë programet me regjistrim, ai kishte ardhur, unë u ngjita 2 minuta lart tek regjia, takova pak Sarën regjisoren. Në momentin që zbres poshtë dhe e takoj dhe i them ‘si je?’, ai thotë: “Ju që bëni këto programet me regjistrim, doni 1 orë që të vini…” Mendimi i parë ishte ‘sa mendjemadh qenka ky’ (qesh).