Debati me Gjestin, Egli: Mos u përpëlit natën në krevat

24 Shkurt 2025, 15:43 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Debati me Gjestin, Egli: Mos u përpëlit natën në krevat

Dita e sotme nisi me debate mes Eglit dhe Gjestit.

Ajo i ka shpjeguar se miqësia e saj me banorët e rinj është diçka normale dhe se i trajton të gjithë njësoj.

U kam bërë ushqim për të ngrënë, ashtu siç të kam bërë ty kur ke ardhur dhe s’të kam njohur fare. Po të njëjtën gjë ia kam bërë edhe G Banit”, i tha ajo Gjestit.

Por, Gjesti e konsideroi këtë sjellje si të papërshtatshme, duke vijuar me pretendimet e tij. Egli, nga ana tjetër, nuk i dha shumë rëndësi komenteve të tij.

Nuk më intereson fare çfarë mendon ti”, u shpreh ajo, duke theksuar se edhe nëse do të ishte në një lidhje, nuk do të mohonte miqësitë e saj për askënd.

Në fund, ajo nuk nguroi ta ironizonte Gjestin:

Vetëm kujdes, bëje gjumin rehat natën. Po të shoh vetëm duke lëvizur gjithë natën! Shijoje gjumin, mos u përpëlit nëpër krevat, nuk ta solli askush me zor Gocën”.

 

 

Po ndodh...

ide