DJ me famë botërore performoi këngën e famshme shqiptare në një koncert madhështor?

DJ i njohur me famë botërore, Tiësto, ka lënë përshtypje të madhe te fansat e tij gjatë një koncerti madhështor në Nju Jork, ku performoi një set të jashtëzakonshëm që zgjati katër orë.
Ngjarja, e cila u mbajt në një nga skenat më të mëdha të qytetit, mblodhi një turmë të madhe të adhuruesve të muzikës elektronike nga e gjithë bota.
Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve gjatë këtij performance ishte përfshirja e një remiksi unik të një kënge shqiptare të njohur në setin e Tiëstos.
Bëhet fjalë për këngën “Gajdexhiu” të këngëtares së njohur Zanfina Ismaili, një nga hite të saj të para që ka mbetur një pjesë e paharruar e muzikës shqiptare.
Kënga, e cila është orkestruar nga producenti Ilir A. Tolaj, ka shënuar fillimin e karrierës muzikore të Zanfinës dhe ka ruajtur një vend të veçantë në kujtesën e publikut.
Ky interpretim i veçantë përfshin elemente etnike të bashkuara me një frymë moderne, që ka kapur vëmendjen e artistëve ndërkombëtarë si Tiësto.
Pavarësisht se Zanfina Ismaili ka zgjedhur të tërhiqet nga muzika që disa vite, duke u përkushtuar aktualisht punës në Radio Kosova, ky moment i veçantë në skenën ndërkombëtare dëshmon ende ndikimin e saj në muzikën shqiptare.
Ky moment i paharrueshëm në koncertin e Tiëstos shërbeu si një vlerësim për talentin shqiptar dhe një mundësi për të lidhur kulturën shqiptare me skenën botërore të muzikës elektronike.
Për shumë shqiptarë të pranishëm në publik, tingujt e “Gajdexhiut” sollën një ndjenjë krenarie dhe nostalgjie.
Performanca e Tiëstos dhe surpriza e tij me këtë remix të veçantë ishin një dëshmi e mundësive të muzikës shqiptare për të kaluar kufijtë dhe për të mahnitur audiencën globale.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
