“Doja emër më anglez”, Dua Lipa tregon emrin që donte të kishte kur ishte më e vogël

Dua Lipa është padyshim një prej artisteve më të njohura në botë sot, teksa këngëtarja shqipare prej vitesh tashmë është përfaquësuesja më e mirë e Kosovës dhe Shqipërisë nëpër botë, e përvec talentit të saj të padiskutushëm dhe gjithë “lëvizjeve” të duhura që kë bërë në lidhje me karrierën e saj, cka e bën të vecantë në tregun muzikor është edhe identiteti i saj. Si pjesë e këtij identiteti sigurisht është edhe emri i artistes, Dua, një emër i pazakontë për njerëzit jashtë, por shumë special për të gjithë ne.
Megjithatë, në një intervistë të fundit për BBC, këngëtarja ka thënë se kur ishte më e re, ka dashur të kishte një tjetër emër: “Njerëzit më pyesnin për origjinën e emrit tim. Jam shumë krenare për të, por kur isha e re, doja që emri im të ishte, Hannah, më “normal” dhe më “anglez””.
Arsyeja përse e dëshironte këtë gjë ishte pasi e vogël, ajo është ndjerë gjithmonë paksa e përjashtuar nga të tjerët dhe gati ja ka arritur që ta ndërrojë, duke qenë se që fëmijë ka qenë gjithnjë shumë e përkushtuar ndaj dickaje që ka dashur: “Babi thotë që është shumë e vështirë të më thuash “JO”.
Po ashtu, në këtë intervistë, Dua foli për dashurinë ndaj librave, gjë për të cilën ajo është ftuar edhe më parë të flasë në evente të rëndësishme, duke treguar se ndër të tjera, librat e kanë ndihumuar edhe të kalojë një lidhje, për të cilën u shpreh se ish-partneri kishte një tjetër ide për Duan, ide kjo që s’i përshtatej realitetit. Pra, përvec talentit dhe identiteti të saj, një tjetër gjë që e ka ndihmuar të arrijë suksesin që ka sot, është pikërisht dashuria ndaj librit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
