Dua Lipa: Katër ditë të paimagjinueshme në qytetin tim

8 Gusht 2022, 19:06 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Dua Lipa: Katër ditë të paimagjinueshme në qytetin tim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, tashmë edhe Ambasadore Nderi në Kosovë, ka ndarë disa nga momentet e saj më të veçanta përgjatë këtyre ditëve qëndrimi në Prishtinë.

Përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram, ajo ka publikuar disa fotografi, ku shihet së bashku me familjarët e saj duke shijuar atmosferën e festivalit.

“Katër ditë të paimagjinueshme në qytetin tim”, thuhet në mbishkrimin e fotove të publikuara nga këngëtarja.

Është hera e tretë me radhë që festivali “Sunny Hill” organizohet në Parkun e Gërmisë, në Prishtinë.

Në krahasim me vitet e tjera, këtë vit festivalin e nisi vetë Lipa, duke i lënë radhën yjeve të tjerë si J Balvin, Diplo, Aj Tracey etj.

E veshur e tëra në rozë, e shoqëruar nga valltarët e saj, Lipa e çoi performancën dhe prodhimin në një nivel tjetër me rutinat e saj të kërcimit.

“Physical”, “One Kiss” dhe “Levitating”, ishin vetëm disa nga këngët që ajo i këndoj së bashku me turmën.

Po ndodh...

ide