“Dukej sikur unë e shtyja nga shkallët, por…”/ Françeska Rustem sqaron si qëndron e vërteta e videos virale me Miss-in e Republikës Domenikane?!

E ftuar në emisionin “Pardon My French” sot ka qenë Miss Universe Albania, Françeska Rustem. Ajo ka zbuluar ekskluzivisht për Top Albania Radio detaje në lidhje me të gjithë eksperiencë e saj në Miss Universe në Meksikë ku ajo përfaqësoi vendin tonë.
Si nisi e gjithë eksperienca e Françeskës në Meksikë?
Ne kemi pasur një datë takimi që çdo vajzë që përfaqësonte vendin e saj vinte. Ne priteshim nga stafi dhe fansat. Mendoj që ditën e parë unë kam bërë shumë bujë, kur kam parë njerëz me flamurin tonë ku thërrisnin Albania kam kuptuar që e kam suportin real jo vetëm në rrjetet sociale.
Kur u pyet se kush ishte më e keqja nga gocat që konkurronin në Miss Universe, Françeska tha se:
Një gjë që ndoshta në rrjetet sociale nuk e pëlqejnë është transparenca dhe unë gjithmonë jam shumë transparente dhe i ndaj mendimet e mia ato që më pëlqejnë apo që nuk më pëlqejnë në rrjetet e mia sociale. Mendoj që vajza me sjelljen më të keqe ka qenë ‘Dominican Republic’.
Më tej ajo shtoi se:
Kemi pasur edhe një mini video, mendoj kushdo që qëndronte pranë saj bëheshe një dramë më vete dhe unë e shkreta me fatin tim të keq kam pasur gjithashtu një video në TikTok që është bërë shumë viral dhe ka qenë sikur unë e shtyja nga shkallët gjë që nuk ishte fare e vërtetë. Kemi pasur situata të ndryshme por që mendoj jemi munduar që t’i fshehim sa më mirë.
Lei Kraja e pyeti se si reagoi Françeska në lidhje me këtë.
Të vish nga një vend i vogël ku suporti ndoshta nuk është aq i madh normalisht sa Republika Domenikane, i shikoje fansat gjysmat ishin me mua dhe gjysmat ishin me të. Po krijohej një konflikt i kotë në internet sepse tek ajo video nuk kishte asnjë lloj gjëje. Madje më mbrapa kur ka përfunduar komplet kompeticioni janë bërë edhe drama të tjera dhe unë kam komentuar duke i bërë edhe ‘tag’ vajzës që të lutem të dalësh dhe të flasësh për të gjitha gjërat që po ndodhin sepse shumë vajza po sulmoheshin dhe nuk kam qenë unë e vetmja. Kjo gjë nuk ndodhi dhe faji mbeti jetim.
-
Matrix, Bregu: Ja fletët e krimit që pritet të zbardhë SPAK!
4 Dhjetor, 22:27 -
Qeveria e Francës është rrëzuar. Çfarë ndodh më pas?
4 Dhjetor, 22:23
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


