Dyshohet se rrëmbeu djalin e saj, ngrihet padi ndaj këngëtares së njohur

27 Shtator 2023, 15:28 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Dyshohet se rrëmbeu djalin e saj, ngrihet padi ndaj këngëtares

Këngëtarja e njohur Cher është paditur së fundmi, pasi dyshohet se ka rrëmbyer djalin e saj, Elijah Blue Allman.

Sipas disa dokumenteve të gjykatës të siguruara nga Daily Mail ngjarja ka ndodhur pikërisht kur Elijah po përpiqej të rregullohej me gruan e tij në përvjetorin e martesës së tyre.

Fituesja e disa çmimeve “Oscar”, “Emmy” dhe “Grammy” ishte e shqetësuar për shëndetin e të birit, tha nusja e tij Marieangela King gjatë një deklarate.

Mësohet se ai tani ndodhet në një rehabilitim në Pasadena, Kaliforni, pasi u rrëzua në trotuarin në hyrje të hotelit.

King tha se ajo dhe Elijah kishin kaluar 12 ditë në New York duke u përpjekur ti jepnin edhe një shans martesës së tyre, ndërsa tregoi se natën e përvjetorit të martesës 4 burra kanë hyrë në dhomën e tyre të hotelit dhe e kanë rrëmbyer atë.

“Më 30 nëntor 2022, natën e përvjetorit tonë të martesës, katër persona erdhën në dhomën tonë të hotelit dhe rrëmbyen Elijah. Një nga katër burrat që e morën më tha se ishin punësuar nga nëna e tij”- tha King.

Po ndodh...

ide