
E konfirmon vetë Luana Vjollca: “Love Island” vjen për herë të parë në Shqipëri


Siç është raportuar prej pak muajsh, programi me famë botërore “Love Island” do vijë së shpejti për herë të parë në Shqipëri. Formati i “nxehtë” vjen nga Luana Vjollca.
Për ata që nuk e dinë, ky format bën bashkë një grup beqarësh në një vilë, ku zhvillojnë takime romantike me qëllim për të gjetur një partner. Ata që nuk arrijnë të krijojnë një çift rrezikojnë të eleminohen. Pritja ka marrë fund ditën e sotme. Në mediat sociale, moderatorja ka treguar se ndodhet në Holandë për punë e më pas zbuloi se po punon për “Love Island”. Luana Vjollca sapo ka mbyllur sezonin e parë të emisionit të saj “Zemër Luana”, tashmë në “Tv Klan”, pas shumë kohësh mungesë në ekran. Më herët moderatorja punoi për disa vite në “Top Channel”, ku emisioni më i suksesshëm i saj ishte “Shiko Kush Luan.”

Si po thyhen edhe shiringat e fundit të Sali Berishës!
ide

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

“2023- viti politik për Malin e ZI në Bashkimin Europian”

Si të bëhesh mysliman në Kavajë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128