E krahasojnë me Ilnisën, reagon Olta Gixhari: Në atë shtëpi...

1 Prill 2024, 23:38 / SHOWBIZ ALFA PRESS

E krahasojnë me Ilnisën, reagon Olta Gixhari: Në atë
Olta Gixhari ka qenë padiskutim një ndër personazhet më të komentuar të sezonit të dytë të BBV. Aktorja e njohur, e cila është në pritje të ëmbël, ndërpreu eksperiencën e saj në mes, duke hequr dorë nga çmimi i madh, për të qëndruar sa më pranë djalit të saj.

Ndërkohë që sot shënon fiks një vit që nga koha kur Olta Gixhari u largua përfundimisht nga shtëpia e BBV, ditën e sotme, aktorja ka qenë e ftuar sot në “Big Brother Radio” në një lidhje telefonike. Ajo u shpreh për gjithçka, analizoi banorët dhe situatat e “BBV3”, teksa tregoi ndjesitë e saj gjatë pritjes së ëmbël.

Duke qenë se shpeshherë është krahasuar në rrjet me banorët e këtij edicioni të Big Brother Vip, Olta tregoi se si i ka pritur këto komente.

"E kam dëgjuar shpesh që banorët e këtij viti kopjojnë ata të vitit të shkuar. Unë nuk jam shumë dakord. Unë nuk shoh asgjë të keqe edhe nëse frymëzohen nga unë, sepse edhe unë mund të jem ndikuar nga një ish-banore tjetër. Gjërat që bëhen në atë shtëpi, duket sikur ti jeton shumë i lirë në atë shtëpinë luksoze, por liria është shumë e kufizuar, edhe të nervozon, të bën të të humbasë pika e kreativitetit. Nuk kam një emër. Nuk shoh asnjë Olta Gixhari të dytë.", u shpreh aktorja.

 

Po ndodh...