E papritur! Pas 4 vitesh lidhje, fejohet Miley Cyrus

3 Dhjetor 2025, 10:20 / SHOWBIZ ALFA PRESS

E papritur! Pas 4 vitesh lidhje, fejohet Miley Cyrus

Miley Cyrus dhe Max Morado janë fejuar pas katër vitesh lidhje, ndërsa këngëtarja është shprehur se tani e zgjedh vetë kohën e duhur për të ndarë informacione publikisht.

Cyrus foli për “People” në lidhje me fejesën e saj: “Detaji që mund të ndaj është se për ne, ruajtja e privatësisë sonë dhe fakti që kemi qenë në gjendje t’i mbajmë gjërat për rrethin tonë të ngushtë më ka habitur. Është diçka që nuk e prisja të isha në gjendje ta bëja, ndërkohë që kisha edhe më shumë zgjedhje. Mendoj se kjo është edhe për shkak të faktit që jam rritur dhe jam më mbrojtëse ndaj asaj që zgjedh të ndaj.”

Të hënën, këngëtarja dhe partneri i saj tërhoqën vëmendjen teksa ecnin në tapetin e kuq në premierën e filmit “Avatar: Fire and Ash” në Los Angeles.

Fansat vunë re se Miley Cyrus mbante një unazë diamanti. Unaza e personalizuar u dizanjua nga Jacquie Aiche dhe përmban një diamant 14 karatësh të vendosur në ar.

Thashethemet rreth lidhjes së këngëtarit me bateristin nisën në dhjetor 2021. Disa muaj më vonë, në prill 2022, u panë duke u puthur.

 

Po ndodh...