Egli merr mesazh nga nëna e saj, çfarë i ka shkruar?

18 Shkurt 2025, 18:35 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Egli merr mesazh nga nëna e saj, çfarë i ka shkruar?

Gjatë ‘Big Love’, Egli Tako ka marrë një mesazh emocional nga nëna e saj, i cili u shfaq në ekran.

Në mesazhin prekës, nëna e Eglit e falënderon atë për sjelljen e saj të matur dhe për faktin që nuk ka ofenduar askënd në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Egli merr mesazh nga nëna e saj, çfarë i ka shkruar?

Ajo e vlerëson përzemërsinë e vajzës së saj dhe përqafimet që ka dhuruar edhe ndaj atyre që nuk janë sjellë mirë me të.

“Mamka. Faleminderit që nuk ke ofenduar njeri. Faleminderit që i ke dhënë një përqafim në moment të vështirë edhe atyre që janë sjellë keq me ty. Na mungon shumë dhe mos harro na ke krahë në çdo moment.” – ishte mesazhi që nëna e Eglit i dërgoi asaj.

A do ta motivojë ky mesazh Eglin të vazhdojë lojën me të njëjtën strategji dhe qetësi?

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128