Ndërhyrja brutale e Sane ndaj Asllanit, te Beshiktashi tërbohen me gjyqtarët e derbit: Çfarë tjetër duhet të ndodhë?

Beshiktashi është mundur në derbin përballë Gallatasarajt me shifrat 1-0, por për skuadrën bardhezi, protagonist i kësaj ndeshje u bë gjyqtari i cili fali kartonë të kuq ndaj ekipit që kryeson kampionatin turk.
Për të treguar gabimin e kryesorit, klubi postoi në rrjetet sociale një ndërhyrje brutale të Leroi Sane, i cili kishte goditur në kavilje Asllanin, për të cilën u ndëshkua vetëm me karton të verdhë, ndërsa VAR-i nuk ndërhyri për të kërkuar të kuqin.
“Çfarë duhet të ndodhë më?”, shkruante klubi i Beshiktashit duke iu referuar këtij rasti që do të kishte ndryshuar fatin e ndeshjes.
Sane ishte ai i cili në fundin e pjesës së parë dha asistin për golin e vetëm të shënuar nga Osimhen, ndërsa në pjesën e dytë u ndëshkua me karton të kuq për një tjetër faull në mesfushë.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128