Fifi përlotet me dedikimin për Kosovën e policin e vrarë
30 Shtator 2023, 23:28 / SHOWBIZ

Fifi interpretoi sonte në “Më lër të flas” një poezi dedikuar Kosovës e veçanërisht Policisë së vendit, “Marshin e UÇK-së”.
“Dua të përshëndes Policinë e Kosovës dhe të ngushëlloj familjen e policit të rënë, Afrim Bunjakut. Mes rreshtash, dua të kuptohet sa patriot jemi dhe sa shumë e duam tokë shqipe”, tha artistja që u përlot teksa recitoi vargjet e Marshit.
“Nuk dua shumë të flas shumë, është muhabet shumë serioz. E kam përjetuar shumë rëndë situatën në Kosovë. Kam familjarët në Mitrovicë. Është shumë e rëndë të ndodhë diçka dhe të rikthehet si në ‘99”, tha Fifi, ndërsa Donald e Romeo Veshaj shprehën ngushëllime për familjen e Afrim Bunjakut, që u vra të dielën, pas sulmit nga disa persona të armatosur serb në veri të Kosovës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
