Foto/ U largua nga policia shqiptare, Ish efektivi RENEA-s "ruan shpinën" e vipave të Hollywoodit

Ish efektivi RENEA-s Ardian Mustafaj, i cili u largua nga policia shqiptare, tashmë po korr sukses në SHBA. Efektivi shqiptar është i përzgjedhuri për sigurinë nga shumë vipa të njohur të Hollywoodit.
Kompania e tij, prej pak vitesh, ofron shërbim për këngëtar, aktor, gazetarë, biznesmenë apo politikanë që vizitojnë New York-un.
Një mik i tij shkruan në rrjetet sociale:
"Ta mendosh që këta trimat e filmave me aksion, vrasin e rrahin një ushtri, e në jetën reale i kërkojnë ndihmë shokut tim ti ruaj shpinën nga frika se mos i thyen në mes ndonjëri" shkruan miku i tij.
Mustafaj u largua nga Shqipëria duke punuar për shumë vite si truprojë në Zvicër, Gjermani, Katar, Arabi Saudite etj. Aktualisht shqiptari po korr sukses në shtetet e bashkuara të Amerikës në krah të emrave më të njohur botëror.


Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

