Futbollisti grek flirton hapur me futbollisten e Aston Villa-s dhe bëhet qesharak!

10 Mars 2023, 15:13 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Futbollisti grek flirton hapur me futbollisten e Aston Villa-s dhe bëhet

Petros Tsitsipas vëllai i tenistit të tretë në botë, Stefanos Tsitsipas, ishte shënjestër e talljeve pas një mesazhi të lënë nga Alicia Lehmann.

Sipas shumëkujt, Alicia është një nga futbollistet më të bukura në botë, e cila ka mbledhur afro 12 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram dhe vëllai i vogël i tenistit grek ka pasur një ofertë nga kombëtarja zvicerane.

Alisha ka postuar foto nga fusha e tenisit me raketë në dorë dhe Petros ka pasur një propozim interesant.

“Të luajmë dyshe mikse? ”, pyeti greku.

Tenisti i ri u bë shpejt objekt i talljeve në mediat e huaja dhe rrjetet sociale, por më pas e gjithë historia mori një kthesë.

Tre ditë pas komentit të tij, kur e gjithë kjo tashmë ishte bërë virale, futbollistja vendosi të përgjigjet dhe të pranonte ftesën e grekut.

Më pas situata ndryshon, dhe Petros merr edhe një falje. Gazetari i njohur i tenisit, Bastien Facan ka thënë si më poshtë:

“I kam borxh Petros një falje, nuk isha i njohur me lojën tënde ”.

Alicia Lehmann luan për Aston Villa dhe është një nga lojtaret më të mirë të kësaj skuadre.

Pamja tërheqëse dhe fotot provokuese kanë tërhequr një numër të madh ndjekësish, e në rastin e Tsitsipas duket se ajo di të mbajë njerëzit.

 

Po ndodh...

ide