Grimes tregon dhimbjen pas ndarjes me Elon Musk!

23 Nëntor 2024, 20:00 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Grimes tregon dhimbjen pas ndarjes me Elon Musk!
Këngëtarja Grimes ka hapur zemrën dhe ka folur për periudhën e vështirë që po kalon për kujdestarinë e fëmijëve të saj me ish-partnerin Elon Musk. Beteja për kujdestari ka zgjatur më shumë se një vit, përfshirë luftën për të siguruar të drejtat e saj si nënë në një sistem ligjor që ajo e cilëson si të padrejtë. Grimes ka pranuar se ka kaluar momente shumë të vështira, duke përjetuar stres dhe dhimbje gjatë gjithë këtij procesi.

Në një postim të fundit, ajo ka zbuluar se ka kaluar “çdo minutë duke fjetur dhe qarë” gjatë vitit të kaluar, për shkak të sfidave me ligjet e kujdesit prindëror, të cilat, sipas saj, përdoren kundër saj për të vërtetuar se ajo nuk është një nënë e përshtatshme.

Grimes ka shprehur gjithashtu shqetësimin e saj për faktin që ka kaluar pesë muaj pa pasur mundësinë të shohë asnjë nga fëmijët e saj. Ajo ka folur edhe për ndarjen e dhimbshme nga ish-partneri i saj, duke e cilësuar atë si një person të panjohur, pavarësisht lidhjes së mëparshme të ngushtë.

Kalova një vit duke luftuar për kujdestari në një shtet me ligje të tmerrshme për të drejtat e nënës. Postimet e mia në Instagram dhe puna si modele u përdorën kundër meje si provë se nuk jam një nënë e mirë. Po ashtu, luftova për t’u ndarë nga dashuria e jetës sime, ndërsa ai po bëhet një njeri tërësisht i panjohur për mua – dhe gjithçka me burime shumë më të pakta se ai. Ndërkohë, kaluan pesë muaj të plotë pa parë njërin prej fëmijëve të mi.

 

 

Po ndodh...

ide