Foto/ Synon ngjitjen në Ligën B, Kosova mëson kundërshtarët në play off
23 Nëntor 2024, 19:52 / SPORT

Në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës është hedhur sot shorti për ndeshjet e ‘play off’-it në Ligën e Kombeve, ku Kombëtarja e Kosovës ka mësuar tashmë kundërshtarin e saj për sfidat e muajit mars.
Dardanët që dolën të dytët në grupin e tyre pas Rumanisë, do të përballen me kombëtaren e Islandës, duke tentuar ngjitjen në Ligën B.
‘Play-off’-et e Ligës B/C dhe ‘play-off’-et e Ligës A/B, si dhe çerekfinalet e Ligës A, në parim do të zhvillohen të gjitha të enjten më 20 dhe të dielën më 23 mars 2025.
Islanda përfundoi e treta në Grupin 4 të Ligës B të Ligës së Kombeve, pas Uellsit dhe Turqisë. Në letër ishullorët janë kundërshtari më i lehtë, ndërsa mbajnë vendin e 70-të në renditjen e FIFA-s.

-
-
Premier League, Arsenal rikthehet te fitorja pas 4 ndeshjesh
23 Nëntor, 19:30
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Nga Patrik Sadikaj
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


