Habit mamaja e Shakirës: Pique është pjesë e familjes

Mamaja e Shakirës, Nidia del Carmen Ripol së fundmi ka thënë se nde e konsideron Piquen pjesë të familjes së tyre.
Nëna e yllit kolumbian dha deklarata kur gazetarët e panë atë jashtë spitalit ku po trajtohet bashkëshorti i saj dhe babai i Shakirës. Ajo tha se Gerard Pique i ka vizituar në spital dhe madje i ka telefonuar disa herë për të kontrolluar shëndetin e babait të Shakirës, William Mebarak.
“Sigurisht që ne jemi ende familje,”- tha Nidia del Carmen Ripol për futbollistin, duke injoruar skandalet dhe pabesinë e tij ndaj të bijës.
Mbrojtësi i Barcelonës dhe vajza e saj ishin çift prej rreth 10 vitesh, e sollën në jetë dy djem, Milanin dhe Sashën. Nëna e yllit gjithashtu përmendi se Shakira gjithashtu viziton rregullisht babain e saj 91-vjeçar në spitalin Teknon-Quiron në Barcelonë, por deri më tani nuk ka pasur rastin të takohet me Pique.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
