Hatërmbetjet e vjetra/ Komenti i Rezart Veleshnjës për gruan e Salsano Rrapit është i turpshëm

13 Maj 2024, 13:13 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Hatërmbetjet e vjetra/ Komenti i Rezart Veleshnjës për gruan e

Komenti i Rezart Veleshnja për gruan e Salsano Rrapit është shumë i turpshëm.

Në një video që po qarkullon në TikTok, aktori i humorit nuk kursen as gruan e kolegut, duke e krahasuar me një burrë.

Në videon në fjalë, dikush e pyet Rezartin se ç’mendim ka për V.I.P-at shqiptarë dhe Rezarti përgjigjet:

“Të mirë janë të gjithë, por po ta vësh re, të gjithë ata që kanë gra të bukura janë të pasur. Ndërsa Salsano, që e ka gruan si burrë, është me kredi”.
Më tej, ai i mëshon “mendimit” të tepruar dhe të pavend, duke thënë:

“E vërtetë është o vëlla, të rrimë shtrembër e të flasim drejt. Ç’të them unë. Të dhemb, por është e vërtetë. Keq më vjen”.

 

Rezarti dhe Salsano kanë hatërmbetje të vjetra. Në nëntor të vitit të kaluar, ai çoi në studion e emisionit “Një gotë rose” me Rozana Radin një zhapik, që t’i hidhte kunjën Salsanos.

“Do ta bëj prezantues të një spektakli humori. Është prezantues, është shoku im në spektakël humori. Unë e mbaj me vete. I fillon emri me S. Sali e ka [me theks tek i-ja],” tha ai asokohe, duke shtuar:

“Saliu është një nga zhapikët më të mirë, sepse të lëpin gjatë gjithë kohës. Sali i them shkurt [me theks tek a-ja]. Nuk të bën gjë Sali, përveçse flet gjatë gjithë kohës, të spiunon kështu si grua e keqe, por nuk të ha; është frikacak Sali".

Më tej, ai shtoi: “Do ta marr do ta sjell aty afër. Pse [ke frikë]? Unë 17 vjet kam punuar me Salin,” shtoi ai më tej duke lënë të nënkuptuar se bëhet fjalë për dikë nga “Portokallia” – program ku ai qëndroi për 17 vjet. Duke shtuar edhe detajet si “Sali” (shkurtim i Salsano) dhe “prezantues i një spektakli humori”, qartazi i referohet Salsano Rrapit.



 

 

Po ndodh...