I vihet tritol në shtëpi/ Reagon reperi shqiptar: Kam disa prona, por ngjarja s’ka lidhje me mua
30 Nëntor 2025, 15:44 / SHOWBIZ

Reperi shqiptar me banim në Gjermani, Azet, ka reaguar në lidhje me shpërthimin me tritol që ndodhi një ditë më parë në hyrje të një apartamenti në pronësi të tij në Gjermani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai është shprehur se sulmi nuk ka patur lidhje me të.
Ai thotë se zotëron disa pasuri të paluajtshme dhe se apartamenti ku ndodhi shpërthimi është objekti i tij por ai vetë nuk jeton aty.
“Nuk ka pasur asnjë atentat ndaj meje. Unë kam disa prona, përkatësisht banesa kolektive. I prekur ka qenë një nga këto objekte – unë vetë nuk banoj aty. Ngjarja nuk ka lidhje me mua”, u shpreh reperi shqiptar.
Aktualisht autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e incidentit, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


