“Kam 8 muaj pa të parë”, Nina feston ditëlindjen, Fero urim prekës së bijës: Beba jem

24 Prill 2025, 11:08 / SHOWBIZ ALFA PRESS
“Kam 8 muaj pa të parë”, Nina feston ditëlindjen,

Prej kohësh, reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë “në luftë” me njëri-tjetrin për kujdestarinë e vajzës së tyre, Ninës.

Në ditën e lindjes së Ninës, e cila feston sot 4 vjetorin e lindjes, Fero shprehet se ka 8 muaj që nuk e ka takuar vajzën, dhe sipas saj, e kanë ndarë padrejtësisht nga ajo.

“Nina, beba jem, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem me kon afër teje. Tetë muaj m’kanë nda padrejtësisht nga ti, pa mujt me t’pa, me t’përqafu, apo me të uru si çdo babë”, shprehet ai krahas disa imazheve me të bijën.

Reperi shprehet se do të luftojë për vajzën e tij, teksa i drejtohet “Çdo ditë pa ty është dhimbje dhe boshllëk”.

Në postimin në Instagram, ai u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës të veprojnë dhe të mbrojnë të drejtat e tij.

“Institucionet e Kosovës nuk mund të heshtin më. Është koha të veprojnë, të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat tona.Çdo vonesë është një plagë për një baba dhe vajzën e tij,” shkruan Fero.

Postimi:

Nina, beba jem, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem me kon afër teje. Tetë muaj m’kanë nda padrejtësisht nga ti, pa mujt me t’pa, me t’përqafu, apo me të uru si çdo babë.

Çdo ditë pa ty është dhimbje dhe boshllëk.

Por unë po luftoj për ty, për neve dyve, për të drejtën tem si babi yt – për me t’pase afër, me t’dashtë pa pengesa, ashtu si e meriton çdo fëmijë.

Kurgjo nuk mundet me thy lidhjen tonë.

T’premtoj që kom me ardhë, kom me t’mbajt fort dhe s’kom me t’lon mo kurrë.

Gëzuar ditëlindjen, shpirti jem!

Babi të don pafundësisht edhe po vjen për ty.

Institucionet e Kosovës nuk mund të heshtin më. Është koha të veprojnë, të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat tona.

Çdo vonesë është një plagë për një baba dhe vajzën e tij.

Mosveprimi juaj po shkakton dëme të parikuperueshme. Ju mbani përgjegjësi për këtë padrejtësi.

Kujtojmë që disa javë më parë reperi u martua me modelen, e cila më vonë u zbulua se ishte Nita Bajrami. Shtatë vjet më parë ajo kishte arritur një sukses në botën e modelizimit. Nita ishte finaliste e spektaklit “Top Model of the Ireland”, që është një ndër konkurset kryesore të bukurisë në Irlandë.

Kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen nga Kumanova, Arbenita Ismajli, më të cilën ka edhe vajzën, Nina. Kujdestaria e së bijës u kthye në një mollë sherri mes Feros dhe Arbenitës, ndërsa reperi, pretendonte se modelja nuk e lejonte ta takojë.

Pas divorcit reperi publikoi foto të ish-partneres në Dubai me vajzën e tyre dhe një burrë, duke hedhur akuza e duke u shprehur se Arbenita dëshiron jetën e luksit dhe të shesë trupin me pleq, teksa theksoi se lakmia e saj për para, sipas tij, çoi në fundin e marrëdhënies së tyre.

“Ka eskorta të hapura dhe të fshehura, zakonisht sepse unë kam pasur shoqe modele shumë, modelet kohët e fundit nuk fitojnë shumë. Dhe modelet që shkojnë në Dubai shanset janë 100% si eksorta”, u shpreh reperi në “Glamour Zone”.

Ndërsa shtoi duke thënë se “nëse duan jetë luksoze, me shit trupin e tyre me pleq nuk duhet të krijojnë familje”, referuar ish-partneres së tij, teksa deklaroi se “nuk më merr mua në qafë, por vajzën”.

Po ndodh...

ide