Kiara nuk ndryshon mbiemrin pas martesës me Luizin. Çfarë po ndodh me çiftin e sapocelebruar?

13 Maj 2023, 15:20 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Kiara nuk ndryshon mbiemrin pas martesës me Luizin. Çfarë po
Dasma e Luizit dhe Kiarës ishte padyshim ndër ceremonitë më romantike që kemi parë në ekran. Çifti, rreth 3 muaj pas nisjes së një raporti romantik, vendosi që t’i thotë “Po” njëri-tjetrit edhe zyrtarisht.

Ishte pikërisht kryebashkiaku Veliaj, që ndonëse në një orë të vonë, priti në Bashki dyshen, për t’i celebruar. Nuk kishte sesi mos të vihej emocioni në sytë e dyshes, teksa festuan dashurinë e tyre edhe përpara familjarëve dhe miqve.

E si në çdo dasmë, të gjithë vëmendjen e mori nusja, që me shkëlqimin e saj nuk kishte sesi mos ti shpëtonte emocioneve. Të gjithë u shtangën teksa kryebashkiaku e pyeti Kiarën, se çfarë mbiemri do të mbante pas martese dhe ish-konkurrentja e “Big Brother” u përgjigj: Ejlli.

Kjo përgjigje habiti po kaq shumë edhe vetë Luizin që e pyeti i emocionuar: Me të vërtet? Por, duket se një fakt i tillë nuk është i vërtet. Nuk e dimë nëse “vendimi” për të marrë mbiemrin Ejlli ka qenë për efekt spektakli, apo një pakujdesi e momentit, por fakt është që Kiara ligjërisht figuron ende me mbiemrin e vajzërisë, Tito.

Mjafton një kërkim i thjeshtë në “E-Albania” për të parë që nuk rezulton asnjë Kiara Ejlli, por vetëm një Kiara Arben Tito. Megjithatë, ndryshimi i mbiemrit nuk ndryshon asgjë për këtë çift, që po jeton ditë të arta.

Dyshja ka nisur bashkëjetesën që pas përfundimit të lojës dhe po jetojnë dashurinë e tyre tek shtëpia që Kiara ka tek zona e “Myslym Shyrit” në Tiranë.

“Si ju kam o çapaçula. Iu deshën nja tre ditë me marrë vete para se me bërë këtë video. Ju kërkon falje që nuk ju kam falënderuar një nga një secilit. Shpresoj që me këtë video ta justifikoj vete, Nuk e di çfarë keni parë te unë që më keni vlerësuar kaq shumë. Ju jam mirënjohës tërë jetën. Ju keni ndryshuar jetën time. Shpresoj t ‘jua shpërblej me karrierën time, me ëndrrën time në muzikë dhe të jem sa më pranë jush. Nuk gjej fjalë me përshkruar atë që keni dhënë dhe keni bërë për mua gjatë katër muajve e gjysmë”, shprehet Luizi.Ajo që bie në sy është se Luizi po qëndron në shtëpinë e partneres së tij, Kiarës, duke hedhur poshtë dyshimet për një krizë në çift për shkak të mungesës së familjarëve në dasmën e tyre.

Pas kurrizit të Luizit shfaqen të njëjtat piktura ku Megi Pojani realizoi një intervistë në “Fun Club” me tezen e Kiarës, teksa moderatorja ndodhej në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Nga ana tjetër, ata kanë nisur të publikojnë edhe foto si çift, teksa ditët e tyre tashmë janë mjaft të ngarkuara, duke nisur menjëherë projekte të reja.

Po ndodh...