Kirurgu plastik: Elon Musk ka harxhuar 172 mijë $ për t'u dukur më i ri, ja ndërhyrjet...

Emri i Elon Musk është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratës të një kirurgu plastik, i cili pretendon se duke parë fytyrën e njeriut më të pasur në planet, ai mund të shohë se ai ka shpenzuar më shumë se 172,000 dollarë për operacione plastike.
Sipas tij ai ka korrigjuar pjesë të trupit, për të luftuar rënien e flokëve, me qëllimin për t'u dukur më i ri.
“Mendoj se Musk është kujdesur për flokët, sytë dhe lëkurën që i varet poshtë qafës. Në fillim të këtij viti, ai dukej kurioz. Ju mund të shihni llojin e ënjtjes që ndodh pas një ngritjeje të qafës. Që atëherë ai është rikuperuar dhe nuk duket të ketë atë shenjë të çuditshme në qafë," tha Dr. Richard Westreich.
Kirurgu plastik, i cili sipas informacioneve të gazetës britanike është i specializuar për fytyrën, foli edhe për koston e operacioneve të Musk:
“Ngritja e mundshme e qafës së tij mund të kushtojë rreth 60 mijë dollarë. Ekziston mundësia që i është mbushur edhe hapësira poshtë syve, që në thelb është një transferim dhjami. Kjo duhet t'i ketë kushtuar atij 10,000 dollarë. Flokët e Elon Musk duket se kanë ndryshuar të paktën katër herë gjatë viteve, gjë që do të kushtonte rreth 40,000 dollarë," tha ai.
Sa i përket shenjave treguese të procedurave kozmetike, Dr Richard Westreich shpjegoi:
“ Zakonisht ju shihni një prerje nën mjekër dhe më pas një prerje tjetër, rreth veshit dhe ndonjëherë poshtë para vijës së flokëve."
-
Momente të sikletshme, kush e goditi me shpullë modelen s*ksi?
26 Dhjetor, 14:29
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

