Klikimet për Big Brother kanë dalë nga shinat

10 Mars 2023, 21:32 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Klikimet për Big Brother kanë dalë nga shinat

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë për Dritare TV ishte eksperti i IT, Said Duleviç i cili ndër të tjera foli dhe për klikueshmërinë e lartë që personazhet e Big Brother kanë në platformat e rrjeteve sociale.

“Klikimet në lidhje me Big Brotherin kanë dalë nga ‘shinat’, sepse hap Tik-Tok dhe vetëm për këtë format shikon. Më i klikuari është Luizi i cili numëron rreth 6 bilion klikime, referuar 2 hashtageve të tij. Më pas vjen Kiara me 2 bilion dhe më pas Olta dhe lojtarët e tjerë që janë me nën 1bilion klikime.

Kjo nuk ka një shpërblim monetar sepse postimet nuk janë bërë nga vetë personazhet dhe e dyta Tik-Tok-u nuk paguan në Shqipëri. As instagram, as facebook, vetëm youtube, por edhe youtube ka disa kritere që duhet të plotësohen. Edhe bizneset që reklamojnë produktet e tyre kanë një përfitim shumë të madh”, u shpreh eksperti IT.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128