Kuptimi i tre lulëkuqeve që kishte vendosur Kate Middleton në daljen e fundit publike!

14 Nëntor 2023, 19:26 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Kuptimi i tre lulëkuqeve që kishte vendosur Kate Middleton në

Lulëkuqet vendosen si shenjë respekti për ata që vdiqën në Luftën e Parë Botërore dhe së fundmi familja mbretërore e Anglisë ishte në mesin e mijëra njerëzve që mbanin lulëkuqe gjatë shërbimit përkujtimor.

Megjithatë, Princesha Kate Middleton vendosi tre të tilla. Një teori është se anëtarët e familjes mbretërore mbajnë disa lulëkuqe për nder të anëtarëve të familjes që luftuan dhe vdiqën në luftëra.

Stërgjyshja e Kate kishte tre vëllezër që u vranë në aksion gjatë Luftës së Parë Botërore dhe princesha pa letra nga paraardhësit e saj gjatë një vizite në Muzeun e Luftës Imperial në 2018.

Kate nuk është zakonisht e vetmja që vendos shumë lulekuqe, pasi Mbretëresha Elizabeth II është parë shpesh me pesë lulekuqe për këtë rast të veçantë.

Buckingham Palace nuk e konfirmoi kurrë arsyen e preferencës së monarkes, por pesë lulëkuqet e së ndjerës Mbretëreshës Elizabeth II thuhet se përfaqësonin çdo shërbim në luftë; Ushtrinë, Marinën, RAF, Mbrojtjen Civile dhe gratë.

Rikujtojmë, se Kate e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, princi i Uellsit William, u pa disa ditë më parë në një aktivitet social në Moray të Skocisë, e veshur me një palë çizme deri në kyçin e këmbës, të cilat tërhoqën vëmendjen në çast dhe u kthyen në krye të listës së dëshirave të këtij sezoni.

 

 

 

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128