Kush ia kaloi këtë javë Luizit për më shumë ndjekës më Instagram?

3 Qershor 2023, 16:27 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Kush ia kaloi këtë javë Luizit për më shumë

Teksa të gjithë jemi sy e veshë për të parë se çfarë postojnë ish-banorët e BBV në rrjetet e tyre  sociale, kjo ndikon dhe tek numri i ndjekësve në Instagram.

Mes shumë personazheve pjesëmarrës në BBV, disa prej tyre kanë spikatur më shumë duke u bërë protagonistë të këtij edicioni dhe duke marrë një audiencë të madhe.

Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram këtë javë?

Kristi Aliaj dhe Keisi Medini kanë qenë mjaft të komentuar si brenda edhe jashtë shtëpisë së “BBV2” për shkak të lidhjes që patën.  Ai ka shtuar 2 mijë fansa në Instagram.
Luizi dhe Kiara fotografohen herë pas here nëpër rrugët e Tiranës. Por sigurisht nuk mungojnë as postimet në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku shfaqen së bashku. Gjithashtu dhe Kiara ka shtuar 2 mijë ndjekës më shumë në Instagram.
Nita Latifi ishte vetëm një hap larg finales së madhe të “Big Brother VIP”, por ende konsiderohej si një prej lojtareve më të forta.  Këtë javë ajo ka fituar 2 mijë ndjekës.
Olta Gixhari ka qenë gjithashtu një nga personazhet më komentuara. Së fundmi po përflitet dhe për një film që do bëjë së bashku me Luizin. Këtë javë ajo ka shtuar 4 mijë fansa në Instagram.
Këtë javë në vend të dytë renditet Luiz Ejlli me 5 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar.
Vendi i parë për këtë javë shkon për Dea Mishel, me 7 mijë ndjekës më shumë, duke ia kaluar kështu Luizit.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128