Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid në një romancë?

14 Shtator 2022, 11:39 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid në një romancë?

Leonardo DiCaprio, 47 vjeç dhe Gigi Hadid, 27 vjeçe, tashmë kanë kaluar kohë së bashku.

Aktori Hollywoodian dhe vajza e kopertinës së “Vogue” po bisedonin me njëri-tjetrin në një festë të modës të shtunën në mbrëmje (10 shtator) në New York gjatë Javës së Modës, sipas një raportimi nga Us Weekly.

Faqja nuk e emërton ngjarjen, por tha se Venus Williams dhe Ben Simmons ishin gjithashtu të pranishëm.

Të shtunën në mbrëmje Hadid u pa në tapetin e “Daily Front Row Fashion Media Awards” në The Rainboë Room në New York.

Në të njëjtën ditë ai u pa duke ngarë një biçikletë në Manhatan, shkruan DailyMail.

Kjo vjen pas pretendimeve se ata thuhet se po ‘njohin njëri-tjetrin’ më pak se një muaj pas përfundimit të marrëdhënies së tij katërvjeçare me Camila Morrone.

Pas një sërë raportesh se fituesi i “Oscar” kishte ‘vëmendje’ për t’u njohur me modelen, një burim gjithashtu zbuloi për People se ai ‘po definitivisht po ndjek Gigin’.

“Ata janë parë duke u shoqëruar me grupe njerëzish. Kanë kaluar vetëm pak javë nga ndarja. Që atëherë, ai është duke u shoqëruar me miqtë dhe familjen”, shtoi burimi.

Pavarësisht takimeve të shumta, media vuri në dukje se ata ende nuk kanë bërë një takim romantik.

Të mërkurën e kaluar, një burim tjetër zbuloi se ylli i “Don’t Look Up” po përpiqej të joshë nënën e një fëmije, por tha se “ajo nuk ka treguar interes”.

“Ata janë miq, por ajo nuk dëshiron të jetë romantike me të tani”, tha burim për Us Weekly.

Po ndodh...

ide