Luizi nostalgjik: Po të mos isha me Kiarën, do…..

29 Shtator 2023, 17:41 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Luizi nostalgjik: Po të mos isha me Kiarën, do…..

Pas daljes nga shtëpia e BBV, Luiz Ejlli është përballur me një famë dhe pëlqyeshmëri të jashtëzakonshme, sigurisht duke thyer pritshmëritë e tij.

Menjëherë, pas natës finale, Luizi ka qënë i pranishëm në një koncert, duke shënuar kështu fillimin e një rrugë tepër të suksesshme me koncerte të shumta, projekte muzikore, debutimin e tij si aktor dhe shumë angazhime të tjera.

Sigurisht fama nuk është gjithmonë ajo që mendojnë të gjithë dhe duket se këtë na ka lënë të kuptojmë Luizi, në një prej komenteve të bëra së fundmi në rrjetet sociale.

Një ndër profilet e Instagramit, që mbështet Luizin, ka publikuar një vidoe, ku shihet një nënë teksa përkedhel televizorin, në të cilin ishte Luizi gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBV.

Duke parë se dhe sa më donin kur isha aty, po të mos isha me Kiarën, do merrja prap pjesë tek “BBV 3″ sepse brenda ishte më e thjeshtë se sa tani jashtë”, shkruan Luizi në postimin e bërë në “itskryefjalahere”.

Luizi nostalgjik: Po të mos isha me Kiarën, do…..

Nuk dimë realisht se çfarë ka dashur të thotë artisti me faktin që brenda ishte më e thjeshtë se sa jashtë por në një farë mënyrë, ai ka lënë të nënkuptohet se jeta e tij jashtë shtëpisë nuk është aq e thjeshtë sa duket.

Kujtojmë që momentalisht Luizi është i fokusuar tek përgatitjet për premierën e filmit, “Në Kuadër të Dashurisë”, e cili pritet të transmetohet për herë të parë në Pallatin e Kongreseve më datat 9-10-11 Tetor.

 

Po ndodh...

ide