Luizi nuk rri dot pa të, po Kiara? Ja çfarë do bëjë ajo nëse Luizi largohet nga “BBV”

17 Mars 2023, 22:52 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Luizi nuk rri dot pa të, po Kiara? Ja çfarë do bëjë

Luizi gjithmonë ka thënë se nëse Kiara del nga shtëpia, ai do ndërpresë rrugëtimin dhe do dalë bashkë me të, por Kiara nuk do të bëjë të njëjtën gjë, nëse ndodh e kundërta.

E pyetur ditën e sotme nga Olta se nëse vjen një ditë që Luizi del përpara asaj nga shtëpia, si do veprojë ajo, Kiara tha se do vijojë rrugëtimin dhe nuk do e ndërpresë.

Ajo u shpreh se ka dëshirë të qëndrojë duke shtuar se fakti që ajo rri në qetësinë e saj ndonjëherë, nuk e bën atë lojtare të dobët.

Moderatorja tha se është “Bricjap” në horoskop dhe se shenjat si ajo nuk heqin dorë kollaj.

”Ai nuk e thotë kurrë. Unë do rri. Do rri do rri, leje ça rri urtë ndonjëherë, jam bricjap unë. Avash avash”



Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128