Më 15 shtator 1912, lindi shkencëtarja e parë shqiptare, ja kush është ajo

Sabiha Kasimati është shkencëtarja e parë shqiptare e cila lindi më 15 shtator 1912 në Edërne (Adrianopojë), Turqi në një familje intelektule libohovite. Kur familja e saj u kthye në atdhe, Kasimati vijoi studimet në Liceun Francez të Korçës, si e para femër që ndoqi këtë shkollë. Më pas, punoi si mësuese në Normalen Femërore të Korçës, në Shkollën Amerikane të Kavajës, në Institutin “Nana Mbretneshë”, si dhe në Liceun e Korçës.
Në vitin 1936 iu akordua bursë shtetërore për studime në Itali, në Fakultetin e Shkëncave Biologjike, në Universitetin e Torinos, ku u dallua për rezultate të shkëlqyera. Në 18 shkurt 1943, Instituti Mbretëror i Studimeve Shqiptare, vendosi të krijojë pranë tij, një muze të shkencave dhe për këtë u ngarkua Sabihaja. Edhe gjatë viteve të para të komunizmit, ajo vazhdoi kërkimin shkencor krah figurave të shquara, si: Çabej, Buda, Gjergj Komnino, Gjergj Ashta etj.
Shpërthimi në oborrin e ambasadës sovjetike më 19 shkurt 1951, u konsiderua si "akt terrorist" nga regjimi, i cili e përdori si pretekst për arrestimin e 22 intelektualëve që do të pushkatoheshin në netët e 26 dhe 27 shkurtit. Mes tyre gjendej e vetmja vajzë, Sabiha Kasimati. Ndonëse e shpallur “armike e popullit”, puna shkencore e saj do të përvetësohej dhe do të botohej në vitin 1955, nën emrin e shkencëtarit sovjetik Anatoli Poljakoëa dhe të dy studiuesve shqiptarë.
-
-
-
Video/ Dua Lipa injoron fansat me veprimin
15 Shtator, 13:59
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



