Meri Shehu parashikon se çfarë do të ndodhë me shenjat e horoskopit gjatë muajit Qershor

Hyrja e stinës së verës dhe energjia diellore paralajmërojnë ditë më të bukura për shenjat e horoskopit.
Sipas parashikimit mujor nga Meri Shehu në “Rudina” në Tv Klan, hëna e plotë në Shigjetar që në ditët e para të muajit do të na frymëzojë për të udhëtuar.
Më pas, kalimi i Afërditës në një shenjë zjarri si Luani do të ndezë pasionet kurse lidhja e saj me Plutonin e pushtetshëm do ta ngjyrosë me xhelozi.
Muaji i Binjakëve do të favorizojë lidhjet dhe konsolidimin e tyre duke vendosur dashurinë në plan të parë.
Meri Shehu: Fillojmë direkt Qershorin me një hënë të plotë në Shigjetar, në datën 3-4 që bëhet një hënë e plotë e zjarrtë. Shigjetari na çon më lart, më larg, është aventurier dhe gjithmonë kemi dëshirë të njohim vende e kultura të huaja, jemi të lidhur me botën e jashtme.
Lidhja midis nesh dhe botës së jashtme do jetë shumë e fuqishme ose dëshria për të kompromentuar dëshirat tona me dëshira për kultura të huaja. Është hënë e zjarrtë dhe në Shigjetar do na japë dëshirën për të udhëtuar me mendje, me shpirt, me trup.
Rudina Magjistari: Cilat janë datat më të rëndësishme të këtij muaji?
Meri Shehu: 3-5 por hënën e plotë do ta shoh si zhvillim kulminant në datën 5 sepse futet Afërdita në Luan dhe deri në atë datë do jetë në Gaforre që na mban ngrohtë, në shtëpi, me njerëzit e dashur që e dimë që na duan, por në datën 5 ne do duam të marrim dashuri, të japim dashuri dhe të jemi erotikë pafund. Menjëherë sapo hyn Afërdita në Luan përballë tij në Ujor ndodhet Plutoni. Plutoni i jep një ngacmim të madh Afërditës në Luan dhe do e bëjë pak xheloze, pak zotëruese, jo tradhtare, por sikur njeriu devijon nga linja e qëndrueshme dhe do futet në pasione më të zjarrta.
Më pas Afërdita do lidhet me Jupiterin në Dem dhe ata njerëz që e kanë tepruar ose menaxhuar keq energjitë e tyre nuk do e gjejnë zhvillimin e mirë rreth mesit të muajit Qershor dhe këtu duhet të kenë kujdes Demët, Luanët, Ujorët dhe Akrepët. Por mund të kemi fejesa, martesa dhe lidhje shumë të fuqishme. Do e shihja Qershorin si një muaj lidhjesh ose si një muaj i Afërditës. Është muaji i Binjakëve sepse dielli është futur në Binjak dhe në datën 18 kemi hënën e re në Binjak, që do japë zhvillime dhe hapje të reja por që gjithmonë kompromentohen nga Neptuni në Peshk. Megjithatë, unë do ta quaja Qershorin muaj erotik, thellësisht erotik.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
