Mjekët ia prenë shpresat për jetën, aktori i njohur jep lajmin e mirë: Po shërohem nga kanceri!
Edhe pse mjeket nuk i dhane shume shpresa per jeten, aktori i njohur Dolph Lundgren ndau lajmin e mire se më në fund ka arritur të fitojë betejën e tij me kancerin. 67-vjeçari prej 9-vitesh u sfidua nga sëmundja, nga e cila mjekët i kishin thënë se nuk i kishte mbetur edhe shumë vite jetë.
Me anë të një postimi në Instagramin e tij, aktori ka njoftuar se këtij udhëtimi të vështirë po i vjen fundi.“Ja ku jam në UCLA, gati të shpëtoj nga ky tumor. Meqenëse nuk ka më qeliza kanceroze në trupin tim, mendoj se po shërohem, kështu që mezi po e pres këtë procedurë të fundit”, tha Lundgren.
Dolph shtoi se ishte një udhëtim i vështirë për të por i vlejti pasi i ka mësuar të vlerësojë jetën. “Ishte një udhëtim i vështirë dhe me të vërtetë më mësoi se si të jetoj dhe të shijoj çdo moment të jetës”.
Krahas videomesazhit ai ka shkruar: “Më në fund pa kancer me mirënjohje dhe emocione për një të ardhme të ndritur. Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj".
-
Në ditën e Pavarësisë, shqiptari i Kosovës u shënon serbëve
28 Nëntor, 23:46 -
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
Nevoja për reformim përpara kolapsit financiar të Bashkisë Vlorë!
Nëna ime Militante
Saliu godet kundërshtarët për ato që ai ka bërë vetë
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128