Nga Luizi, Liami, Antonela tek Jozefin Marku/ Cilët banorë u përballën apo po përballen me ligjin pasi dolën nga BBV

Së fundmi kemi parë lajme me tituj ‘’Nis procedimi për ish banorin e Big Brother, këta tituj shpesh janë bër viral në media.
Alfapress ka sjellë sot një analizë me të gjitha personazhet që u bënë subjekt i ligjit pasi dolën nga Big Brother, apo dhe gjatë spektaklit.
Ata janë disa personazhe si psh Liami, Antonela Berisha, Luizi Ejlli dhe së fundmi Jozefin Marku.
Deri më tani askush nuk vuan ndonjë dënim të formës së prerë, por për ta ka pas hetimet dhe shoqërime.
Më kryesori Luiz Ejlli, ai u akuzua për falsifikim dokumentash gjatë kohës kur punonte si noter, përpara së të hynte në Big Brother. Për të ende nuk ka një vendim përfundimtar, pasi çështja është e apeluar.
Luiz Ejlli u kthye në një fenomen gjatë Big Brother Vip 2, ku fitoi mjaft fansa dhe pati një pëlqyeshmëri mjaft të madhe.
Luizit i ishte hequr licenca me Urdhërin Nr.143, datë 12.03.2021 të Ministrit të Drejtësisë. Kur kanë shkuar për ti tërhequr dokumentet dhe vulën në prill 2022 ai ka sjellë dosjet por nuk ka sjellë regjistrat e akteve noteriale dhe vulën e njomë dhe të thatë duke thënë se do e kryente dorëzimin brenda datës 13 prill 2022. Dorëzimi i vulave është bërë më maj 2022.
Ndërkohë firmosja e aktit noterial për Avdurramanin është bërë në shkurt 2022, pra 2 muaj para se të dorëzonte vulat edhe pse i ishte hequr licenca si noter.
“ Duke qenë se shkrimi e nënshkrimi i tij dhe gjurmët e vulave në këtë dokument janë të njëjta me ato që gjenden në aktet e tjera noteriale të dorëzuara prej tij tek noterja Valbona Sinani, pra, nuk janë të falsifikuara, por përmbajtja e tij ndryshon nga akti me të njëjtat ekstremitete që është dorëzuar prej tij dhe që gjendet i regjistruar në regjistrin noterial të mbajtur prej tij, arrihet në përfundimin e pakontestueshem qe ky dokument i remé në Përmbajtje është krijuar në bashkëpunim mes tij dhe shtetasit Fatmir Avdurramani me qëllim që ky i fundit ta përdorte për të justifikuar burimin e pasurive të ty objekt procedimit pasuror”

Sot ai është ndër emrat më të lakuar në tregun e muzikës, por ende nuk ka një vendim final për problemin e tij me ligjin.
Një skandal po ashtu përfshiu dhe ish banoren e Big Brother dhe Përputhen Antonela Berishën, e cila goditi me shishe një vajzë, në ambientet e një lokali, ajo u shpall në kërkim dhe u desh disa kohë që çështjen ta merrni në dorë avokatët që të sqarohej.

Edhe Liami, i kthyer nga Gjermania, u arrestua pak orë pasi u fut në Big Brother, por u lirua pas disa ditësh dhe rihyri për ta vazhduar garën.

Së fundmi një tjetër person doli me pranga nga Big Brother, ai ishte Jozefin Marku, që qëlloi me shuplakë Gjestin, në sy të miliona shqiptarëve.

Ky skandal u shoqërua me reagime të mëdha, policia ka nisur tashmë një procedim në gjendje të lirë për të, e ndërsa Gjesti u shpall fitues i Big Brother vip 4./Alfapress.al
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





