Nga Zhaklin Lekatari e deri tek Luiz Ejlli, ja çfarë ka ndodhur me ndjekësit e personazheve të BBV

26 Maj 2023, 19:26 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Nga Zhaklin Lekatari e deri tek Luiz Ejlli, ja çfarë ka ndodhur me

Cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 2” që kanë spikatur në Instagram këtë javë?

Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…

10. Zhaklina Lekatari ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të reagimeve kundër saj në rrjet pasi u shpreh se ‘ndihet më e sigurt aty ku nuk ka shqipo’. Kjo ka bërë që ajo të humbasë 500 ndjekës në “Instagram”.

9. Dea Mishel e ftuar së fundmi në “Wake Up” ka shprehur hatërmbetjen me një nga ish-banorët e “Big Brother VIP”. Ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës nga java e kaluar dhe llogaria e saj në “Instagram” tashmë numëron 290 mijë ndjekës.

8. Njësoj si Dea, edhe Efi Dhedhes po ashtu ka shtuar 1 mijë fansa në llogarinë e saj këtë javë, duke numëruar 593 mijë ndjekës.

7. Mbrëmjen e djeshme Krist Aliaj dhe Ronaldo Sharka kanë darkuar me disa miq të tyre e këtë na e kanë treguar me disa postime në “Instastory”. Por jo vetëm kaq, një vajzë bjonde misterioze ka qenë më afër Kristit se të tjerët dhe këtë Ronaldo nuk mund të mos e ndante me ndjekësit. Ronaldo ka fituar 2 mijë ndjekës në “Instagram” për këtë javë.

6. Dy nga banorët më të komentuar, padiskutim që kanë qenë Bled Mane dhe Nita Latifi. Dyshja madje patën një afrimitet me njëri-tjetrin, dhe u duk se mund të niste një raport mes tyre. Ndërkohë, ngacmimet nuk kanë munguar mes dyshes, që pas daljes nga “BBV”, me Bledin që ka thumbuar shpesh Nitën. Ai ka fituar këtë javë 2400 ndjekës.

5.  Kiara Tito po përjeton momentet më të lumtura me bashkëshortin e saj, Luizin. Ajo ka fituar 3 mijë ndjekës më shumë në krahasim me javën e kaluar.

4. Keisi Medini tashmë vazhdon karrierën e saj në muzikë duke ndjekur hapat e të atit, Sabianit, dhe ka publikuar këngën e saj më të re. Ajo ka fituar 4 mijë ndjekës dhe numëron 343 mijë fansa në “Instagram”.


3. Jori Delli ishte një ndër personazhet më simpatike dhe energjike brenda shtëpisë së “BBV”. Ajo ka qenë mjaft aktive pas daljes së saj me video të shumta humoristike të postuara në llogaritë e saj sociale. Jori ka fituar 5 mijë ndjekës më shumë.

2. Nita Latifi ishte vetëm një hap larg finales së madhe të “Big Brother VIP”, por ende konsiderohej si një prej lojtareve më të forta. Këngëtarja i është futur tashmë punës për krijimin e projekteve të reja muzikore. Këtë javë ajo ka fituar 6 mijë ndjekës.

1. Vendit i parë i takon Luiz Ejllit me plot 13 mijë ndjekës më shumë, duke shkuar kështu në 611 mijë ndjekës. Kohët e fundit ai ka qenë gjithashtu mjaft aktiv me projekte muzikore dhe intervista të shumta televizive.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128