Olta ndjen mungesën e Kiarës dhe përlotet: Më mungon shumë

27 Mars 2023, 19:04 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Olta ndjen mungesën e Kiarës dhe përlotet: Më mungon

Largimi i Kiarës ka prekur disa nga banorët e shtëpisë. Nga Luizi pritej një lloj trishtimi, duke qenë se ai krijoi një lidhje me Kiarën gjatë qëndrimit të saj për 90 ditë aty.

Por, nga Olta jo. Pasi kjo e fundit, e ka kërkuar me ngulm daljen e Kiarën nga shtëpia. Madje ditët e fundit, kur ishte në nominim “kokë më kokë” me Kiarën, ajo bëri “fushatë” që publiku të votonte për daljen e saj.

Duke biseduar me Dean në tualet, Olta u përlot dhe tha se nuk ia kishte marrë mendja që do mërzitej kaq shumë për daljen e Kiarës.

Ajo shtoi se me të u afrua shumë brenda shtëpisë dhe i tha Deas se tani do të “sulmoi” Luizin.

Olta i tha Deas të përgatitet, sepse sot ka një strategji, duke nënkuptuar që do krijoi debat.

Pjesë nga biseda

Olta: E di që jam mërzit shumë që ka ik Kiara

Dea: E di edhe ne jemi mërzitur shumë

Olta: Jo jo, unë e ndjej shumë pvr zotin

Dea: Edhe unë dje kur po i pastroja komodinën mu mbushën syt me lot, por si thash gjë njeriu se do më thonin hipokrite

Olta: Edhe unë nuk mund ta shpreh se do më thonë, se dija që do më mungonte Kiara kaq shumë.

 

Po ndodh...