Pa Botox, pa grim, “sakrificat” e aktores Amanda Seyfried për rolin e saj të ri

13 Shtator 2025, 17:17 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Pa Botox, pa grim, “sakrificat” e aktores Amanda Seyfried për

Aktorët shpesh bëjnë sakrifica të mëdha për një rol, madje edhe për pamjen e tyre të jashtme. Disa humbasin dhjetëra kilogramë, të tjerë rruajnë kokën apo rrisin mjekër për muaj të tërë.

Në rastin e Amanda Seyfried, për rolin e saj të ri në filmin “The Testament of Ann Lee”, ajo pranoi dy kushte të qarta nga regjisorja Mona Fastvold, të shfaqet në ekran pa grim dhe të mos bëjë Botox për të paktën një vit.

“Jam aktore, kjo është puna ime dhe kjo më pëlqen të bëj”, tha ajo për Etalk.
“Mund të heq dorë nga disa gjëra që më pëlqejnë. Sigurisht që mundem. Bëjmë sakrifica dhe ia vlen. E shijuam çdo ditë. Nuk ishim thjesht në mbijetesë, ishim të lumtur.”

Në një intervistë të mëparshme, Seyfried kishte treguar se ndalimi i Botox-it për një vit ishte një angazhim serioz.

“Kur bëra për herë të parë Botox, mendova është fantastik sepse rrudhem shumë në ballë. Por tani ishte e rëndësishme për rolin të mos e përdor fare”, tha ajo.

Filmi “The Testament of Ann Lee” pati premierën e tij më 1 shtator në Festivalin e Filmit në Venecia dhe u prit me një duartrokitje të zjarrtë që zgjati 15 minuta, më e gjata në edicionin e sivjetëm, duke kaluar edhe duartrokitjen 13-minutëshe për “Frankenstein” të Guillermo del Toro.

Sipas përshkrimit zyrtar të festivalit, bëhet fjalë për një rrëfim epik të frymëzuar nga jeta e Ann Lee, themeluesja e sektit radikal fetar Shakers, që u shfaq në fund të shekullit XVIII.


 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Etalk (@etalkctv)

Po ndodh...