Partnerja 23 vjeçare e Piques dhe futbollisti shfaqen në momente intime për herë të parë

21 Gusht 2022, 16:52 / SHOWBIZ ALFA PRESS

 

 

 

Futbollisti katalanas Gerard Pique dhe diva e popit Shakira i dhanë fund lidhjes së tyre pak muaj më parë dhe sipas medieve spanjolle çifti pritet të hyjnë në betejë ligjore për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Por Gerard Pique ka vendosur të mos e mbaj më të fshehtë dashurinë e tij të re.

Partnerja 23 vjeçare e Piques dhe futbollisti shfaqen në momente

Sipas 'Mamarazzis' të El Periódico, lojtari i Barcelonës - i cili luan pothuajse falas tani për klubin e tij me probleme financiare - ndoqi një koncert të Danny Martin në Summerfest Cerdanya me 23-vjeçaren Klara Kia Marti, me të cilën ata u duken shumë  të afërt.

Sipas tabloideve spanjolle, mbrojtësi ndërkombëtar me siguri është takuar me Klarën në Kosmos, një kompani që ai zotëron dhe ku e reja punon në zyrën e PR ndërsa studionte.

Gazetarët  spanjollë Lorena Vázquez dhe Laura Fa pohojnë se të dy nuk kanë më nevojë të vazhdojnë të fshihen, veçanërisht pas paraqitjes së tyre të përbashkët në një koncert me mbi 3000 njerëz ku ata putheshin dhe përqafoheshin vazhdimisht.

Mësohet se ata nuk kanë marrë pjesë vetëm në koncert, kanë ftuar edhe disa miq si dhe babain e Piques dhe vëllain e tij.

Partnerja 23 vjeçare e Piques dhe futbollisti shfaqen në momente

 

Po ndodh...

ide